27/12 21:44
Pesë persona që kishin mbetur të bllokuar në Shpellën e Pëllumbasit në kanionet e Erzenit pranë Tiranës u shpëtuan pas gati katër orësh.
Në vendin e ngjarjes shkoi urgjenca e Tiranës dhe Forcat e policisë, por terreni i vështirë e bënte të pamundur ndërhyrjen.
Njeri prej personave të bllokuar kishte ndrydhur këmbën, ndaj në operacionin e shpëtimit u angazhua edhe një helikopter.
Top Channel