Një komunitet i vogël në lindje të Gjermanisë vazhdon ta përcjellë brez pas brezi me të njëjtin përkushtim zbukurimin e vezëve të pashkëve.
Ata kane një mënyrë të veçantë zbukurimi, të cilët e ruajnë me fanatizëm dhe ia kalojnë fëmijëve: I zhysin vezët në bojë, pastaj duke përdorur mjete delikate e të mprehta, gërryejnë lehtë lëvozhgën, duke krijuar figura të cilat më pas do të mbushen me ngjyra të ndryshme. Në këtë proces, përdorin shumë edhe dyllin.
Me mjaft durim, pjesëtarët e këtij komuniteti mund të kalojnë orë të tëra për të zbukuruar me dorë një vezë të vetme. Vezët e krijuara në këtë mënyrë konsiderohen praktikisht, disa “vepra të vogla arti”.
Vezët e ngjyrosura mbeten një traditë mjaft e dashur për pashkët katolike dhe ato ortodokse; më e preferuara zakonisht është ngjyra e kuqe, e cila simbolizon gjakun e derdhur nga Jezusi në kryq.
Megjithatë, me kalimin e kohës gama e ngjyrave të përdorura për këtë qëllim është shtuar, dhe zbukurimet gjithashtu, ndonëse një pjesë vazhdojnë ta ruajnë karakterin fetar.
Praktika e zbukurimit të lëvozhgës së vezës konsiderohet mjaft e lashtë; disa vezë struci të gërryera me zbukurime e të gjetura në Afrikë, rezultojnë të jenë 60.000 vjecare. Në periudhën para-dinastike në Egjipt dhe në kulturat e hershme të Mesopotamisë dhe Kretës, vezët lidheshin me vdekjen dhe ringjalljen, si dhe me mbretërimin.
Top Channel