Panairi i luleshtrydhes zhvillohet për të tretin vit radhazi në Frakull të Fierit, ku u prezantuan edhe gatime tradicionale, si dhe punime artizanale të zonës.

Fermerët pjesëmarrës thonë se çmimi i shitjes së luleshtrydhes është i ulët dhe nuk justifikon shpenzimet e kryera.

Kryebashkiaku Armando Subashi ka vlerësuar pjesëmarrjen e fermerëve dhe bizneseve, ndërsa ka theksuar se të tilla aktivitete promovojnë jo vetëm zonën e Frakullës, por të gjithe territorin e Bashkisë së madhe.

Ky është i treti vit, që në zonën e Frakullës organizohet “Festa e luleshtrydhes”. E gjithë kjo njësi administrative njihet për kultivimin e këtij fruti, i cili tashmë është në kulmin e prodhimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA