Droga e fshehur në xhup dhe brenda një shtëpie në Montesilvano, solli arrestimin e një të riu shqiptar. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet R.T., 33 vjeç, i cili prej kohësh jetonte në Itali me dokumente të rregullta.
Arrestimi është bërë më 16 prill në Pescara, por pas kësaj policia mori mandatin për të bërë kontroll në banesën ku jetonte shqiptari. 33-vjeçari u arrestua në kohën që ai ishte duke lëvizur me një automjet “Opel Corsa”, brenda të cilit u gjet 500 gram kokainë, e fshehur në xhepin e xhaketës së tij.
Agjentët vendosën kështu të zgjeronin kërkimin edhe te shtëpia e shqiptarit dhe brenda tyre gjetën një tavoline afër dhomës së gjumit, dy kaseta celofani (të vendosura nën sekuestrim) që përmbanin, përkatësisht, pesëdhjetë gramë kokainë dhe më shumë se një kile Mdma (ekstazi).
Gjithashtu në mesin e provave u gjetën edhe materiale të tjera, të dobishme për paketimin e dozave. Por ajo që do të shërbejë për gjithë zinxhirin e funksionimit të aktiviteti kriminal, është një bllok shënimesh. Shqiptari kishte shkruar atë emrat e personave që bashkëpunonte dhe disa shifra që pritet të transkriptohen nga hetuesit. Aktualisht shqiptari ndodhet i izoluar në burgun San Donato.
Top Channel