Banorët e 4 fshatrave të Korçës, të cilët prej vitesh përballen me mungesën e ujit të pijshëm, shpresojnë që së shpejti të kenë zgjidhje për këtë problematikë.

Çelja e fondit nga programi “IPA” do të mundësojë ndërtimin e ujësjellësve në fshatin Shamoll, Malavec, Goskovë dhe Qatrom.

Në fshatin Shamoll, banorët prej 5 vitesh përballen me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, i cili jo vetëm është me orare të kufizuara, por edhe jashtë çdo kushti higjienosanitar, pasi në rubinetët e tyre vjen me baltë, krimba dhe mbetje të tjera, çka e bën atë të papërdorshëm.

Në këto kushte, banorët detyrohen të udhëtojnë çdo ditë me kilometra të tërë, për të siguruar ujin e pijshëm në fshatrat përreth, ndërsa të tjerë detyrohen ta blejnë atë, pavarësisht se kjo rëndon xhepat e tyre.

Edhe për disa muaj të tjerë, kalvari i gjatë i mundimit për furnizim me ujë të pijshëm për banorët e këtyre fshatrave do të vazhdojë, ndërkohë që ata duhet të përballen ende me mendimin nëse do të munden ta kenë në banesat e tyre këtë element jetik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA