Dortmund arrin marrëveshjen për blerjen e mbrojtësit të Hoffenhaimit
19/04/2019 02:43
Sipas të përditshmes gjermane, “Bild”, Borussia e Dortmundit ka arritur të mbyllë marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Nico Schulz.
Anësori është pjesë e Hoffenhaimit, ku ka një klauzolë prej 28 milionë eurosh, për prishjen e kontratës, shumë të cilën verdhezinjtë kanë vendosur ta paguajnë.
Schulz është bërë pjesë edhe e kombëtares gjermane, teksa shënoi edhe një gol në sfidën e 24 marsit, që u fitua nga tedeskët me rezultatin 2-3.
Top Channel