Nis puna për ndërtimin e lulishtes te materniteti “Koço Gliozheni”

18/04/2019 11:48

Kryeqytetit i shtohet një tjetër lulishte. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e ambienteve të jashtme në oborrin e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e lulishtes në oborrin përpara maternitetit, ku do të vendosen stola dhe elementët e nevojshëm për ta kthyer në një ambient çlodhjeje.

Gjithashtu krahas rehabilitimit të lulishtes po punohet edhe për zgjerimin e riparimin e trotuareve brenda dhe jashtë oborrit të maternitetit.

Ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë, synon jo vetëm t’i shtojë gjelbërimin ambienteve të jashtme të maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, por edhe ta kthejë atë në një hapësirë të pastër dhe në funksion të qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA