Fshati Mashkullorë, me rreth 200 banorë dhe 100 shtëpi, pretendon se furnizohet në mënyrë jo të rregullt me ujë të pijshëm, sidomos në stinën e verës. Shkak për këtë bëhen më së shumti lidhjet e paligjshme që ekzistojnë në të gjithë rrjetin e ujësjellësit.

Gati 60% e rrjetit furnizon me ujë edhe banorë që nuk jetojnë në fshat, por që kanë disa çezma e që vijnë për ta përdorur ujin për vaditje.

Përpjekja për të devijuar një pjesë të sasisë që furnizonte fshatin, në interes të bizneseve private të luginës, duket se është pezulluar, por banorët kërkojnë që uji të menaxhohet më mirë dhe t’iu shkojë atyre që e paguajnë.

Rrjeti i ujësjellësit është duke humbur sasi të mëdha uji të pijshëm prej shpërdorimit, mungesës së matësve dhe lidhjeve të paligjshme. Të gjitha këto shkaqe e përgjysmojnë sasinë e ujit që duhet të shkonte në shtëpitë e banorëve që paguajnë.

Ndër vite ka pasur disa masa ndëshkimore për shkelësit, ndërsa vetëm së fundi janë identifikuar disa lidhje të paligjshme, përgjatë rrjetit kryesor që vjen prej burimit të Hosit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA