Sidrit Bejleri është një këngëtar mjaft i dashur për publikun shqiptar. Ai është pjesë e emisionit Shqiptarët për Shqiptarët në News 24, një nismë që u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë përmes fondeve që sigurohen nga qytetarët shqiptarë.
Por, dikush duket se është përpjekur të përfitojë nga emri i këngëtarit Bejleri. Një person ka hapur këtë adresë false në Facebook me emrin e Bejlerit. Aty ai shpërndan mesazhe ku kërkon nga qytetarët të derdhin para’ për njerëz në nevojë. Në këtë postim konkret flitet për rastin e një vogëlusheje 6-vjeçare. Postimi në fakt duket tepër i dyshimtë, nëse shohim mënyrën se si shkruhet, me një shqipe të deformuar.
Por, shumë persona janë mashtruar. I vënë në dijeni për këtë skandal, këngëtari Sidrit Bejleri reagoi me shpejtësi në adresën e tij zyrtare në Facebook. Ai paralajmëron të gjithë qytetarët se adresa e tij e vetme është pikërisht kjo përmes së cilës ka shpërndarë edhe mesazhin. Bejleri shkruan se nisma e bamirësisë ku ai është angazhuar i ka të deklaruara numrat e llogarive dhe se nuk ka misionarë në terren.
Çdo tentativë tjetër për të siguruar para’ në forma të ndryshme është mashtrim.
Top Channel