Rasti konkret, ai i syri.net, tregon më së miri se si ky portal është vënë në shërbim të shpifjes, me një shkrim të sponsorizuar nga biznesmeni Çausholli.

“Anonimati është dukuri shumë negativiste në praktikën raportuese, por sidomos publikuese. Sot anonimati ka marrë pushtet të madh, shpesh abuzant në të gjithë dimensionin e fjalës”, tha Aleksandër Çipa, Unioni i Gazetarëve.

Njësoj si me Nadirin që i kërkuam informacion, të njëjtën gjë Top Story bëri edhe me gazetarin Çim Peka, që ai të mbrohej me shpifjen e medias që ai drejton. Përgjigja e këtij të fundit ishte jashtë çdo standardi gazetarie. Nëpërmjet komunikimit me telefon, Çim Peka tha se këtë shkrim e kishte për lexuesit e tij, ndërsa na intimidoi se ndaj drejtuesve të Top Channel kishte përgjime.

“Është duke u përgatitur dhe shumë shpejt do të depozitohet kërkesa për padi si ndaj syri.net, duke kërkuar shpërblim përkatës në varësi të zërave të dëmeve që ka konsumuar dhe Top Channel është në kushtet për ta vërtetuar katërcipërisht shpifjen që përmban ai lajm, që ka shkaktuar dëm të rëndësishëm në imazhin e Top Channel”, tha Lulzim Alushaj, avokat i Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA