
Indonezianët do t’u drejtohen qendrave të votimit ditën e sotme, për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin e ri, pas një fushate zgjedhore mjaft intensive.
Presidenti Joko Widodo, një biznesmen mobiljesh që hyri në politikë 14 vjet më parë si një kryebashkiak i një qyteti të vogël, po kërkon rizgjedhjen kundër ish gjeneralit Praboëo Subianto, të cilin ai e mposhti në zgjedhjet e fundit në 2014.
Ekonomia ka dominuar një fushatë të vështirë, edhe pse rritja e islamit politik është shfaqur gjatë votimit në vendin më të populluar me shumicë myslimane në botë.
Shumica e sondazheve i japin Widodos një udhëheqje dy-shifrore, por opozita thotë se gara është shumë më e ngushtë. “Sistemi nuk është i pagabueshëm, por ka mjaft kontrolle dhe balancime”, tha Kevin O’Rourke, një analist politik dhe autor i gazetës “Reformasi Weekly”, këtë javë.
Ai tha se problemet me listat e votuesve “nuk janë aq të këqija sa mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve”.
Top Channel