Berat, shtohen pacientët me alergji: Mos i ngatërroni me virozat

17/04/2019 12:13

Në Berat janë shtuar këtë vit personat që vuajnë nga alergjitë e stinës. Mjekët thonë se, pacientët i ngatërrojnë alergjitë me virozat dhe neglizhojnë, duke mos iu drejtuar qendrave shëndetësore apo spitaleve në kohë.

Moshat e reja janë më të prekurit, por nuk përjashtohen edhe personat e grupmoshës 50-60 vjeç.

“Shenjat klinike janë kruarje dhe skuqje të syve, lotim, kruarje të hundës, prurit të hundës, sekrecione nazale të ujshme, kruarje të pjesës së sipërme të qiellzës së gojës, kruarje të fytit, kollë etj.. Ndërkohë që alergjitë shoqërohen edhe me probleme të lëkurës”, tha Adriana Qamo, mjeke alergologe.

Nëse alergjitë nuk trajtohen çojnë në komplikacione, deri tek astma bronkiale.

Shpesh të sëmurët paraqiten te mjeku vetëm në rastet më të rënda, kur kanë vështirësi në frymëmarrje. Sipas alergologëve, duhet bërë dallimi mes virozës, që është një patologji që zgjat pak kohë, 3-10 ditë, nga sëmundja alergjike, e cila ka një kohëzgjatje disajavore në pranverë dhe vjeshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA