Ndoshta asnjë objekt tjetër nuk e përfaqëson Francën më mirë se Notre Dame. “Rivali” i saj kryesor, një simbol nacional është kulla Eiffel, por Notre Dame është diku tek një shekull më e vjetër, ajo është pjesë e Parisit që nga vitet 1200.

Nga katedralja ka marrë emrin edhe një nga kryeveprat letrare të vendit. Romani i Hugo Victor Hugo i Notre-Dame është i njohur për francezët thjesht si “Notre Dame de Paris”.

Hera e fundit, kur katedralja pësoi dëmtime serioze ishte gjatë Revolucionit Francez, kur statujat e shenjtorëve u grabitën nga disa persona që njiheshin si anti të krishterë.

Gjithashtu godina i kishte mbijetuar edhe kryengritjes së Komunës së vitit 1871, si dhe dy luftërave botërore.

Vendasit aty njihen për dashurinë jo fort të madhe ndaj diellit, por megjithatë kur ecin përgjatë brigjeve të Seines në pjesën qendrore të kryeqytetit nuk mund të mos ndihen krenar për Notre-Dame.

Është një nga pak pamje që e bën një parizien krenar që jeton aty.

Katedralja nuk është vetëm objekti më popullor turistik në Evropën Perëndimore. Pasi tetë shekuj pas përfundimit të saj, është gjithashtu edhe një vend adhurimi, rreth 2,000 shërbime mbahen atje çdo vit.

Por njëkohësisht është edhe shumë më tepër se një vend fetar. Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur shokun e një “kombi të tërë” pas zjarrit.

Siç edhe kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo u shpreh, Notre Dame është “pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët”.

Shumë prej atyre që panë se si flakët pushtuan ndërtesën qanë. Besimtarë dhe jobesimtarë u bashkuan dhe “vajtuan” fatkeqësinë.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA