Shkatërrimi i Notre Dame/ Miliarderi dhuron shifrën marramendëse për rindërtimin e saj

16/04/2019 09:27

Burri miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi një zjarr katastrofik shkatërroi kulmin e saj.

Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault e bëri njoftimin vetëm disa orë pas tragjedisë.

Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent.

Ai foli pasi presidenti Emmanuel Macron deklaroi jashtë katedrales gotike se një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve për të rivendosur Notre Dame do të fillojë të martën.

Ai tha, ndërsa ‘më e keqja ishte shmangur’, me fasadat dhe vetëm dy kulla të shpëtuara, ‘orët e ardhshme do të jenë të vështira’.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA