Rusia dënon për spiunazh 63-vjeçarin norvegjez. Nuk apelon, kërkon faljen e Putinit

16/04/2019 18:24

Një gjykatë në Moskë ka dënuar një 63-vjeçar norvegjez, Frode Berg, me 14 vite punë të detyruar në një kamp, për spiunazh të nëndetëseve të Marinës ruse.

Berg, i arrestuar në Moskë në vitin 2017, i mohon akuzat. Ai ka punuar më herët si roje në kufirin norvegjezo-rus.

Berg ka pranuar se ka punuar si korrier për kundërzbulimin norvegjez, por thotë se nuk ka dijeni për misionin. Një ish-polic rus, i akuzuar se i kishte dhënë atij dosjet e Marinës, është burgosur po ashtu.

Avokati i Berg thotë ndërkohë se, klienti i tij nuk do ta apelojë vendimin, por do të kërkojë falje nga presidenti Vladimir Putin.

Norvegjia, vend anëtar i NATO-s, ndan kufirin Arktik me Rusinë dhe prej dekadash marrëdhëniet mes tyre kanë qenë miqësore, madje edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Por, lidhjet janë përkeqësuar që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

Tani pritet që qeveria norvegjeze të ndërhyjë për rastin e 63-vjeçarit, përmes kanaleve diplomatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA