“Pulitzer”-ët e “padëshiruar” të gazetës në Maryland dhe “Reuters”-it

16/04/2019 13:46

Gazeta lokale amerikane “Capital Gazette” fitoi për mbulimin e të shtënave masive në redaksinë e saj një “Pulitzer”, të cilin nuk e donte.

Lajmin e marrjes së çmimit më të lakmuar të gazetarisë, stafi i saj e priti në heshtje. “Kjo lidhet me diçka tragjike, nuk ka eufori”, tha gazetari Chase Cook.

Pesë punonjës të “Capital Gazette” u qëlluan për vdekje qershorin e vitit të kaluar, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj gazetarëve në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Çmime “Pulitzer” fituan edhe gazetat “New York Times” dhe “Wall Street Journal” për hetimet rreth presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Pulitzer”, që është çmimi më prestigjioz i gazetarisë në Shtetet e Bashkuara, iu nda edhe disa medieve të tjera, përfshirë “Reuters”-in, që gjithashtu tha se nuk do të festonte derisa të lirohen dy punonjësit e tij, që ishin pjesë e ekipit fitues, Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, të dënuar me 7 vite burg për shkelje të sekretit shtetëror, prej raportimit të tyre mbi masakrat ndaj komunitetit “Rohingia” në Mianmar.

  “Masakra në Myanmar” e gazetarëve të burgosur, nderohet me çmimin Pulitzer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA