Një 26-vjeçar nga Shkodra është dënuar me 12 vite burg në Britaninë e Madhe pasi u kap me 9.5 kg kokainë, vlerës e së cilës në treg do të arrinte 100 mijë paund për kilogram.

Bëhet fjalë për Suad Sufajn, i cili u ndalua nga Policia ndërsa ishte duke udhëtuar me një makinë në veri të kryeqytetit të Anglisë.

26- vjeçari u arrestua më 26 shtator të vitit të kaluar, pasi nga kontrolli në makinë iu gjet një sasi prej 1 kg kokainë, që në treg do të kapte një vlerë prej 100 mijë paund.

Në përfundim të dënimit, i riu nga Shkodra, që është emigrant ilegal në Britaninë e Madhe, do të dëbohet për në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA