Dikush për vrap, dikush për ecje apo thjesht për ajër të pastër, Krasta është kthyer në vendin e preferuar të qytetarëve të Elbasanit.

Kthimi i saj në formën e një parku me rrugica mes pishave bëri që menjëherë të shndërrohej në destinacion të çdo pasditeje për të shijuar momente të qeta larg zhurmës së qytetit.

Por, vendi i preferuar i elbasanasve le për të dëshiruar përsa i përket pastërtisë dhe për këtë qytetarët fajësojnë njëri-tjetrin dhe mungesën e ndërgjegjësimit.

Rruga drejt Kodër-Krastës u rikonstruktua rreth 3 vite më parë me synimin për ta kthyer këtë zonë në një park të madh në periferi të qytetit. Sipas qytetarëve, vazhdimi i rrugës rreth e rrotull kodrës dhe ndërtimi i disa këndeve lojërash për fëmijët do të ishte investimi i duhur për një zonë kaq pranë qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA