Ushtria në Rinas, banorët e zonës së aeroportit: Masat shtesë, të vonuara
13/04/2019 12:38
Ndërsa Prokurorët e Krimeve të Rënda po mbledhin prova shtesë dhe po sekuestrojnë dokumente në Aeroportin e Rinasit për të zbuluar se kush e ka shpërdoruar detyrën dhe kush është përgjegjës. Ushtria vazhdon shërbimin jashtë gardhit të Rinasit.
Megjithatë për banorët, reagimi i kontrolleve shtesë pas një grabitjeje siç ishte ajo e datës 9 prill, është mjaft e vonuar. Ata thanë se kështu ka ndodhur edhe radhën e parë, kur forcat shtesë qëndruar aty gjashtë ditë dhe më pas ikën. Një tjetër shprehet: -‘Çfarë thua moj! Ku ishte shteti?”.
Ushtria do të ruajë pa afat portat kryesore të Aeroportit dhe te gjithë perimetrin, derisa sa autoriteti i sigurisë të marrin masat e duhura.
Top Channel