Tre herë gaz lotsjellës, por protestuesit rikthehen sërish para parlamentit
13/04/2019 21:11
Turma e protestuesve para parlamentit, është shpërndarë 3 herë radhazi nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës.
Megjithatë protestuesit vijojnë të rezistojnë dhe sapo minimizohet efekti i gazit lotsjellës, rikthehen sërish para parlamentit.
Liderët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi, janë aty, bashkë me protestuesit dhe udhëheqin turmën vazhdimisht drejt parlamentit.
Deri tani raportohet se nga përplasjet polici-protestues, janë plagosur të paktën 5 efektivë, që po vijojnë të marrin ndihmën mjekësore në ambientet spitalore.
Gjithashtu, edhe disa protestues kanë përfunduar në spital, kryesisht për shkak të efektit të gazit lotsjellës.
Top Channel