Administrata pushon gati 5 muaj të një viti kalendarik. Nga 365 ditët e vitit punonjësit e administratës punojnë vetëm 219 ditë, ndërkohë që 146 ditët e tjera ata pushojnë. Të shtunave dhe të dielave, administrata është e mbyllur si dhe për 14 ditët e festave zyrtare.

Shtojmë këtu dhe 28 ditët e lejes së zakonshme.

Viti fillon me pushim, pasi janë festat e Vitit të Ri. Pasuar më 14 mars me ditën e verës dhe 22 mars me Ditën e Nevruzit. Ndërkohë që më 21 prill shënohet e diela e pashkëve katolike, ndërsa më 28 prill e Pashkëve Ortodokse. Në këto raste që festat zyrtare bien në ditët e pushimit javor, e hëna kthehet në ditë pushimi.

Në ditën e parë të majit pushohet për ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Dita e bajramit të Madh mbahet më 5 qershor, ndërsa më 12 gusht dita e Kurban Bajramit.

Më 05 shtator kujtohet dita e shenjtërimit të Nënë Terezës. Për festat nacionale pushohet gjithashtu, më 28 dhe 29 nëntor. Festat zyrtare mbyllen në dhjetor me ditën ndërkombëtare të rinisë më 08 dhjetor dhe me Krishtlindjet më 25.

Të punuarit në këto ditë, sipas kodit të punës është e ndaluar. Ndërkohë që e kundërta ndodh me punjonjësit në privat.

Xhelali punon taksist prej 22 vitesh dhe ditët për të nuk dallojnë nga njëra tjetra. Ai nuk i njeh të shtunën dhe të dielën për pushim. Në vit ai pushon vetëm 5 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA