24/11 16:40
Banorët e Torovicës në Lezhë shpresojnë se makthi i tyre do të marrë fund me fillimin e punimeve të rrugës së tyre të shkatërruar.
Më herët, kryeministri Edi Rama inauguroi fillimin e punimeve në një rrugë ku nuk investohej prej 25 vjetësh.
Rreth 4 mijë banorë të kësaj zone e kishin jetesën më të vështirë për shkak të rrugës së degraduar.
Aksi që po rikonstruktohet është 18.2 km i gjatë dhe lidh tre fshtara.
Projekti ka një vlerë prej 390 milionë lekë.
Top Channel