Uji është rikthyer mëngjesin e së premtes në disa rrugë të Vlorës.

Reshjet e dendura që nisën në mesnatë dhe vazhduan me intensitet të lartë deri në ora 5 të mëngjesit zhytën nën ujë disa lagje.

120 mililitra reshje shiu kanë rënë gjatë natës në qytet, ku problemet më të shumta janë shkaktuar në zonën e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Pavarësia, por dhe zona periferike.

Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Bashkinë e Vlorës thotw se edhe pse hidrovori ka punuar me kapacitet të plotë, fajin, sipas tij, e kanë edhe vetw qytetarwt.

Në disa zona si në lagjen 28 Nëntori niveli i ujit arriti deri në gjysmë metri, ndaj banorët dhe pronarwt e bizneseve janë detyruar të vendosin prita me thasë me rërë pwr t’u mbrojtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA