Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Votimi për anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Vate Staka, nxori në sipërfaqe përplasjet e thella mes drejtueses së përkohshme të akuzës dhe një pjese të trupës së prokurorëve.
Konflikti u bë i dukshëm ditën e Asamblesë së Përgjithshme, ku morën pjesë 230 prokurorë dhe ku 45 prej tyre kërkuan të ndryshohet rregullorja e votimit duke u bazuar në nenin 18 të të njëjtës rregullore të miratuar në dhjetor 2018. Kërkesa e një të dhjetës së prokurorëve u lexua nga prokurori Sokol Malaj dhe në të kërkohej se kur ka një kandidat të vetëm, ai të konfirmohej si anëtar i KLP-së vetëm nëse merrte më shumë se 50% të votave.
Kërkesa nuk u pranua të hidhej në votim nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, çka solli përplasjen e hapur.
Në një klimë të tendosur, 135 votuan pro Vate Stakës si njeriu që do t’i përfaqësojë ata në KLP, ndërsa 81 u shprehën kundër. Anëtari më i ri i KLP-së zëvendëson Antoneta Sevdarin, që u shkarkua nga vetting-u.
Vate Staka është gjithashtu edhe kandidat për në SPAK, çka do të thotë se me shumë gjasë ai do të japë dorëheqjen nga kjo ambicie. Sidoqoftë, udhëtimi i tij drejt KLP-së vjen në një kohë kur së shpejti mbyllet gara për prokurorë të përgjithshëm dhe ku garuesit, mes tyre edhe Arta Marku bënë lëvizjet e tyre të radhës gjatë asamblesë.
Top Channel