Tjetër ndryshim në radhët e Policisë së Shtetit. Nga posti i drejtorit të Policisë Elbasanit është larguar Altin Qato.

Mësohet se vendin e tij do ta zërë Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, Arjan Muça është një emër i njohur për publikun, pasi ai ishte drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit në 7 gusht 2009 në Durrës, ku u ekzekutuan katër oficerë policie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA