Raste të pazakonta, “Top Story” gjeti kudo në Shqipëri. Kamera e emisionit u ndal në një kasolle të vogël, me antena satelitore. Ajo ndodhet pranë ish-Stacionit të Trenit në Qukës.

Aty janë të vendosura serverat e televizionit kabllor “Elbasan Cable”. Ai është në pronësinë e zotit Altin Çobo. Ky subjekt bën pjesë në listën e atyre që nuk kanë asnjë kontratë me Digitalb.

Por, në një vëzhgim të shpejtë që “Top Story” bëri në një televizor të zonës, na rezultoi se ky kabllor piratonte kanalet Top Channel, News 24, Klan Plus, Klan HD.

Kjo është tabela e verifikuar nga punonjësit e Digitalb në terren, për piratuesit e kësaj platforme. Janë 20 subjekte të verifikuara vetëm këtë vit, në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Pra, pirateria televizive nuk është aspak problem të verifikohet. Ajo që mbetet problem është goditja e saj. Kjo detyrë bie mbi Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Top Story/ Serverat e një kabllori të paligjshëm në Elbasan, fshihen në një kasolleRaste të tilla Top Story gjeti kudo në Shqipëri. Shikoni këtë kasollë të vogël me anatena satelitore. Ajo ndodhet pranë ish stacionit të trenit në Qukës. Aty janë të vendosura serverat e tv kabllor Elbasan kejbëll. Ai është në pronësinë e Zotit Altin Cobo. Ky subjekt bën pjesë në listën e atyre që nuk kanë asnjë kontratë me digitalb. Por në një vëzhgim të shpejtë që Top Story bëri në një televizor të zonës na rezultoi se ky kabllor piratonte kanalet Top Channel, News 24, Klan Plus, Klan HD. Kjo është tabela e verfikuar nga punonjësit e digital në terren për piratuesit e kësaj platform. Janë 20 subjekete të verfikuara vetëm këtë vit në të gjitha rrethet e shqipërisë. Pra pirateria telvizive nuk është aspak problem të verifikohet. Ajo që mbetet problem është goditja e saj. Kjo detyre bie mbi Autoritetin e Media Audiovizuale

Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 10, 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA