“Top Story” ka udhëtuar për në Çërravë, një fshat shumë afër Pogradecit. Si njësi adiministrative, Çërrava përmbledh 10 fshatra.

Sipas listës së Autoriteti të Mediave Audiovizive (AMA), shërbimin televiziv në këtë zonë e ofron një rrjet kabllor i quajtur “Fraholli”, një subjekt lokal me shtrirje të vogël.

Shërbimi kabllor kryhet përmes një fishe që shkon në çdo televizor. Fisha është në dy modele: kabëll “coax”, që është i lirë; si dhe fibra optike, që ka cilësi më të mirë dhe çmim më të lartë.

Pas kontakteve të para me banorët e zonës, “Top Story” kërkon leje për të bërë një kontroll në ekranin e televizorit. Ajo çfarë zbulojnë në këtë rast ishte një surprizë e madhe. Kabllori “Fraholli” kishte kohë që nuk ekzistonte më në këtë fshat.

Vendin e lënë bosh prej tij e kishte zënë një firmë tjetër, Kabllori “APT”. Kur shohim listat e AMA-s na rezulton se “APT” është një kabllor i licencuar për zonat Memaliaj, Sarandë, Himarë, Pukë. Por jo për fshatrat e Pogradecit.

Vetëm kaq mjaftoi për të kuptuar se, në tregun e medieve audiovizive ka abuzime dhe cënohet konkurrenca e ndershme. “Top Story” u konsultua edhe me listën e autorizuar nga DIGITALB për këtë rast, e rezultoi se kabllori “APT” ka një marrëveshje me këtë kompani vetëm për zonat Sarandë, Himarë, Pukë dhe Memaliaj.

Kjo do të thotë se “APT” në Pogradec është në shkelje flagrante të ligjit dhe të kontratës me DIGITALB.

“E kemi lidhur me kabllor dhe shikojmë të gjitha kanalet. Paguajmë 7.000 lekë për kabllor që në gusht”, tha një banor.

“Kemi kabllor, paguajmë 7.000 lekë në muaj dhe merr rreth 35 stacione televizive”, tregojnë të tjerë banorë.

Top Story/ Pirateria televizive në Pogradec, ja kush është kompania e paligjshmeTop Story ka udhëtuar për në Çërravë, një fshat shumë afër Pogradecit. Si njësi adiministrative, Çërrava përmbledh 10 fshatëra. Sipas listës së Autoriteti të Mediave Audiovizive, AMA, në këtë zonë, shërbimin televiziv e ofron një rrjet kabllor, i quajtur "Fraholli". Një subjekt lokal, me shtrirje të vogël.Shërbimi kabllor, kryehet përmes një fishe që shkon në çdo televizor. Fisha është në dy modele, kabëll coax që është i lirë, si dhe fibra optike që ka cilësi më të mirë dhe çmim më të lartë. Pas kontakteve të para me banorët e zonës, Top Story kërkon leje për të bërë një kontroll në ekranin e televizorit. Ajo çka zbulojnë në këtë rast ishte një surprizë e madhe. Kabllori “Fraholli” kishte kohë që nuk ekzistonte më në këtë fshat. Vendin e lënë bosh prej tij, e kishte zënë një firme tjetër: Kabllori APT. Kur shohim listat e AMA-s na rezulton se APT është një kabllor i licensuar për zonat, Memaliaj, Sarandë, Himarë Pukë. Por, jo për fshatrat e Pogradecit. Vetëm kaq mjaftoi për të kuptuar, se në tregun e mediave audiovizive, ka abuzime dhe cënohet konkurrenca e ndershme. Top Story u konsultua edhe me listën e autorizuar nga DIGITALB për këtë rast, dhe rezultoi se kabllori APT ka një marrveshje me këtë kompani vetëm për zonat Sarandë, Himarë, Pukë dhe Memaliaj. Kjo do të thotë se APT, në Pogradec, është në shkelje flagrante të ligjit dhe të kontratës me DIGITALB. “Kemi lidhur me kabllorë dhe shikojmë të gjitha kanelet, paguajmë 70 mijë lekë për kabllor që në gusht”, “Kemi kabllor, paguajmë 7 mijë lekë në muaj dhe merr rreth 35 stacione televizive”, – tregojnë banorët

Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 10, 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA