“Top Story” udhëtoi në fshatin Podgorie të rrethit të Korçës. Këtu është edhe qendra, prej nga shpërndan sinjalin kabllori piratues “ANFAB”. Ai është i shtrirë në disa fshatra të tjera, që i përmbledh Njësia Administrative Vreshtas.
Hapi i parë që “Top Story” bëri në këtë rast, ishte verifikimi i kanaleve televizive, që kabllori i këtij fshati transmeton. Siç edhe u pa, në ekran shfaqen Top Channel, Top News, Klan, Klan Plus, News24, Filma Aksion, My Music dhe shumë kanale të tjera.
Transmetimin e këtyre kanaleve nga subjekte të dyta e autorizon vetëm DIGITALB. Por, ky i fundit nuk ka bërë asnjë kontratë me kabllorin “ANFAB”. Pra, një kompani pirate që vjedh Digitalb, si dhe qytetarët.
“Top Story” arriti të gjejë edhe serverin e këtij kabllori dhe të futet brenda tij. Ajo që bëri përshtypje ishte vendi ku ishin vendosur pajisjet. Antenat ndodheshin në oborrin e një vile. Ndërkohë, pajisjet elektronike ishin brenda një kasolle të vogël.
Aty “Top Story” gjen edhe kontratën, me të cilën kabllori “ANFAB” operonte. Siç u pa, ajo ishte një kontratë me platformën televizive TRING. Në listën e kanaleve të parashikuara në kontratë nuk ndodhet asnjë prej kanaleve që ne përmendëm më sipër.
Megjithatë, brenda serverit “Top Story” gjen edhe një dekoder të kompanisë DIGITALB. Dekoderi përdorej si marrës për kanalet e piratuara. Më pas, serveri i shpërndan ato me kabëll tek abonentët.
Administratori i këtij subjekti, Sevi Mediu, i kontaktuar në telefon u shpreh se ndodhej në një udhëtim të largët dhe nuk mund të prononcohej për një intervistë.
Top Story/ Kompania pirate “ANFAB” që ushtron aktivitetin e paligjshëm në KorçëTop Story udhëtoj në fshatin Podgorie të rrethit të Korçës. Këtu është edhe qendra prej nga shpërndan sinjalin kabllori piratues “ANFAB”. Ai është i shtrirë në disa fshatëra të tjerë që i përmbledh njësia administrative Vreshtas. Hapi i parë që Top Story nbën në këtë rast është që verifikoi kanalet televizive që kabllori i këtij fshati transmeton. Siç e shikoni në ekran shfaqen Top Channel, Top News, Klan, Klan Plus, News24, Filma Aksion, My Music dhe shumë kanale të tjerë. Transmetimin e këtyre kanaleve nga subjekte të dyta, e autorizon vetëm DIGITALB. Por ky i fundit nuk ka bërë asnjë kontratë me kabllorin ANFAB. Pra, një kompani pirate që vjedh Digitalb si dhe qytetarët. Top Story arriti të gjejë edhe serverin e këtij kabllori dhe të futet brenda tij. Ajo që bëri përshtypje, ishte vendi ku ishin vendosur paisjet. Antenat ndodheshin në oborrin e një vile. Ndërkohë pajisjet elektronike ishin brenda një kasolle të vogël. Aty Top Story gjen edhe kontratën me të cilën kabllori “ANFAB” operonte. Siç e shikoni ajo është një kontratë me platformën televizive TRING. Në listën e kanaleve të parashikuara në kontratë nuk ndodhet asnjë prej kanaleve që ne përmendëm më sipër. Megjithatë brenda serverit Top Story gjen edhe një dekoder të kompanisë DIGITALB. Dekoderi përdorej si marrës për kanalet e piratuara. Më pas server i shpërndan ato me kabëll tek abonentët. Administratori i këtij subjekti, Sevi Mediu, i kontaktuar në telefon, u shpreh se ndodhej në një udhëtim të largët dhe nuk mund të prononconte për një intervistë.
Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 10, 2019
Top Channel