“Top Story” ndaloi dhe në fshatin Krutje të Lushnjes. Kabllori që shpërndan sinjal televiziv në këtë zonë është “ENT”. Ky subjekt nuk ka kontratë me Digitalb. Megjithatë, ai transmeton disa nga kanalet e kësaj platforme.

Nga një vëzhgim që “Top Story” bën, rezultoi që ky kabllor piraton kanalet: Klan, Klan Kosova, Klan Plus, Top Channel, Fax News, Tring Shqip, News 24, Digital Natyra, Filma Aksion, Bang Bang, Stinët, My Music, Top News, etj.

Në listën e AMA-s shohim që ky kabllor ka autorizim për të ushtruar aktivitetin në qytetin e Lushnjes dhe në 3 fshatra: Krutje, Fier-Shegan dhe Allkaj.

“Top Story” kontaktoi me administratorin e këtij subjekti, zotin Fation Latifi. Por, ai nuk pranoi të japë një intervistë.

Piratimin e kanaleve, ai e justifikoi me pretendimin se biznesin e ka shitur te një kompani interneti dhe është duke përpiluar kontratat e reja. Por, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen.

Sot për sot, ky subjekt është duke bërë pirateri televizive.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/1314862175334298/

Top Channel