“Top Story” u ndal edhe në qytezën e vogël të Selenicës, në rrethin e Vlorës. Varfëria ekonomike këtu është e dukshme. Në këtë qytet, prej vitesh operon një platformë kabllore, e cila vjedh kanale televizive nga plafroma DIGITALB.

Siç e shikojmë edhe nga të dhënat e regjistruar në AMA, subjekti që ushtron aktivitetin në zonën e Selenicës është “TV Kabllor Beqaj”.

Ne u futëm në dy familje të këtij qyteti për të parë listën e kanaleve. Siç duket edhe nga pamjet, ky kabllor piraton kanalet Top Channel, Top News, Klan, Klan Plus, Filma Aksion etj.. Njësoj si në rastet e tjera, ky subjekt nuk ka asnjë kontratë me kompaninë Digitalb, e cila ka të drejtën e transmetimit të këtyre kanaleve.

“Paguajmë 7.000 lekë dhe për momentin është me triokabëll. Gjithsej janë 38 kanale, por edhe 38 nuk do të jenë. Ne paguajmë shumë 7.000 lekë, sepse përsëriten nga 2-3 herë i njëjti kanal”, tregon për “Top Story” një banore e Selenicës.

Rrugës teksa kthehej nga Selenica, grupit të xhirimit i del para një makinë dhe i bën me shenjë që të ndalojë. Kjo është makina e zotit Gazmir Beqaj, pronari i “Tv Kabllor Beqaj” në Selenicë. Ai pranoi menjëherë të jepte një intervistë, ku u përpoq ta mbulonte shkeljen ligjore.

“Unë mbaj përgjegjësi për çfarë nxjerr unë nga studioja. Çfarë është nëpër familje nuk mbaj asnjë përgjegjësi ligjore”, tha Gazmir Beqaj.

Një justifikim i çuditshëm. Në fakt, nëse banorët e Selenicës do të ishin aq të zgjuar sa të shtonin vet kanale të tjera në televizor, nuk do të kishin nevojë për kabllorin e zotit Beqaj. Por, ne e kuptojmë që ky pronar kabllori është duke mashtruar që në bisedën që ndodhi pas intervistës.

“Pagesën sivjet unë nuk e kam marrë. Nuk i kam marrë askujt më lekët. Se po them është drejt mbylljes”, tha Gazmir Beqaj.

Zoti Beqaj nuk thotë të vërtetën, sepse në librezat që “Top Story” dokumenton, ato ishin të vulosura dhe të firmosura deri në mars të vitit 2019.

Pasi i dhamë dorën për t’u larguar, zoti Beqaj kërkon që t’i fshijmë materialet filmike duke e rregulluar në një mënyrë tjetër. Përpjekja e tij për të korruptuar grupin e xhirimit duket qartë.

“Unë kisha qejf t’iu jepja një kafe. Unë, po e keni mundësinë. Edhe nëse është ashtu siç thoni juve”.

Gazetari: Ne do ta bëjmë punën tonë, siç na kanë dërguar.
Beqaj: Nuk ka rrugë tjetër ëëë? Nuk ka rrugë tjetër?
Gazetari: Jo nuk ka rrugë tjetër.

Top Story/ Ja kush është kompania që piraton kanalet televizive në Selenicë të VlorësKjo është qyteza e vogël e Selenicës në rrethin e Vlorës. Varfëria ekonomike këtu është e dukshme. Në këtë qytet prej vitesh operon një platform kabllore e cila vjedh kanale televizive nga plafroma DIGITALB. Siç e shikojmë edhe nga të dhënat e regjistruar në AMA subjekti që ushtron aktivitetin në zonën e Selenicës është TV kabllor Beqaj. Ne u futëm në dy familje të këtij qyteti për ta parë listën e kanaleve. Siç duket edhe nga pamjet ky kabllor piraton kanalet Top Channel, Top neës, klan, klan plus, filma aksion etj. Njësoj si në rastet e tjera, ky subjekt nuk ka asnjë kontratë me kompaninë Digitalb, e cila ka të drejtën e transmetimit të këtyre kanaleve. “Paguajmë 7 mijë lekë dhe për momentin është me triokabëll. Gjithsej janë 38 kanale, por edhe 38 nuk do jenë, dhe ne paguajmë shumë 7 mijë lekë sepse edhe përsëriten nga 2-3 herë i njëjti kanal”, tregon për Top Story banorja e Selenicës.Rrugës, teksa kthehej nga Selenica, grupit të xhirimit i del para një makinë dhe i bënë me shenjë që të ndalojë. Kjo është makina e zotit Gazmir Beqaj, pronari i Tv Kabllor Beqaj në Selenicë. Menjëherë ai pranoi të jepte një intervistë ku u përpoq ta mbulonte shkeljen ligjore. “Unë mbaj përgjegjsi për çfarë nxjerr unë nga studioja. Ça është nëpër familje nuk mbaj asnjë përgjegjësi ligjore”, tha Gazmir Beqaj.Një justifikim i çuditshëm. Në fakt nëse banorët e Selenicës do të ishin aq të zgjuar sa të shtonin vetë kanale të tjera në televizor nuk do kishin nevojë për kabllorin e zotit Beqaj. Por ne e kuptojmë që ky pronar kabllori është duke mashtruar, që në bisedën që ndodhi pas intervistës. “Pagesën sivjet unë nuk e kam marrë. Nuk i kam marrë askujt më lekët. Se po them, është drejtë mbylljes”, tha Gazmir Beqaj.Zoti Beqaj nuk thotë të vërtetën, sepse në librezat që Top Story dokumenton, ato ishin të vulosura dhe të firmosura deri në Mars 2019. Pasi i dhamë dorën për tu larguar, zoti Beqaj kërkon që ti fshijmë materialet filmike duke e rregulluar në një mënyrë tjetër. Përpjekja e tij për të korruptuar grupin e xhirimit duket qartë. “Unë kisha qef tju jepja një kafe… unë po e keni mundësinë. Edhe nëse është ashtu siç thoni juve. Gazetari: ne do ta bëjmë punën tonë sic na kanë dërguar. Beqaj: Nuk ka rrugë tjetër ë? Nuk ka rrugë tjetër? Gazetari: Jo nuk ka rrugë tjetër.

Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 10, 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA