Edhe TIA (Tirana International Airport) ka reaguar për grabitjen e ndodhur në Rinas.
TIA thotë se reagimi vjen pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, të cilin e cilëson të pasaktë.
“Reagimi ynë vjen pas deklaratës së ministrit të Brendshëm. Kemi vënë në dispozicion të hetimeve kamerat e sigurisë. Njoftimi kundrejt policisë në Rinas është bërë në kohë. Reagimet e Ministrisë së Brendshme janë të pasakta.”, thuhet në njoftimin e TIA-s.
TIA thekson se në 3 muajt e fundit ka marrë masa shtesë për sigurinë e aeroportit.
Ndërkohë Lleshaj më herët tha: “ U cenua rëndë siguria e Rinasit u vu në rrezik serioz jeta e punonjësve të policisë. Koncensionari nuk ka arritur të sinjalizojë policinë. Kompania kineze ka dështuar në misionin e saj. Masa ligjore për të garantuar sigurinë në Rinas. Grupi i hetimit ka prova të rëndësishme “.
Top Channel