Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre persona të shpallur në kërkim për drogë, korrupsion dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit Krerë të shoqatës së veteranëve, përfaqësues të policisë kufitare dhe familjarë kanë përkujtuar 25 vjetorin e masakrës së Peshkëpisë me një ceremoni të organizuar në objektin e ish – postës kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër.
Kjo postë kufitare u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët pasi vranë rojen ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit kapiten i Parë Fatmir Shehu plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.
Fiqiri Shehu vëllai i komandantit të postës kufitare, kapitenit të vrarë Fatmir Shehu kërkoi edhe një herë gjetjen e vrasësve .
Shoqatat patriotike dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga godina e ish – postës kufitare të Peshkëpisë, një objekt plotësisht i degraduar pas 25 vitesh, kanë kërkuar vlerësimin e figurave që kanë kontribuar për të mbrojtur kufijtë kombëtare dhe kthimin e dinjitetit për qindra efektivë të rënë në krye të detyrës. Ata kanë marrë nismën për nënshkrimin e një peticioni drejtuar ministrisë së brendshme ku kërkojnë vendosjen e emrave të dy dëshmorëve të Peshkëpisë kësaj ish – poste kufitare dhe një tjetër të ngjashmeje në kufi.
E regjistruar si një prej ngjarjeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek ngjarja e Peshkëpisë ka mbetur ende e pazbardhur, ndërsa ndër vite dëshmitarët kanë pohuar se agresorët që flisnin greqisht mund të jenë ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorë shqiptarë.
Top Channel