Operacioni policor vëzhgimi ka vënë në pranga 1 shtetas, ndërsa janë sekuestruar edhe 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N.GJ., 31 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, e ndarë në doza e sasi të vogla gati për shitje .
Njoftimi
Berat
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”.
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në DVP Berat, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore disa ditore, si dhe pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla në lagjen “Çlirim”, u finalizua me sukses operacioni policor “Vëzhgimi”, ku u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
N.GJ., 31 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, e ndarë në doza e sasi të vogla gati për shitje .
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” 283/2 të Kodit Penal.
Top Channel