Në këto 4 vite edhe zonat e njohura si periferike të Tiranës kanë njohur investime të rëndësishme. Kashari është një prej atyre njësive administrative, të cilat pasi janë bashkuar me bashkinë e Tiranës, janë bërë pjesë e projekteve transformuese.
Sëfundmi, Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rehabilitimin e “Rr.Belushi” në zonën e Astirit duke plotësuar në këtë mënyrë edhe një kërkesë të hershme të qytetarëve për rregullimin e infrastrukturës në komunitet.
Zgjidhje ka marrë edhe një nga problemet e hershme të zonës së Kasharit, furnizimi me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit për investime në Bovillë dhe linjën e furnizimit me ujë në Unazën e Re, Yzberisht dhe Kashar.
Në këtë njësi do të ndërtohen edhe dy shkolla të reja, për të ulur fluksin e nxënësve në klasa, por edhe për të eliminuar mësimin me dy turne.
Krahas investimeve të rëndësishme infrastrukturore, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
Top Channel