Në burimet termale të Peshkopisë kërkojnë shërim mijëra persona çdo vit.
Të ardhur nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova, frekuentuesit thonë se uji bën mrekulli, por kërkojnë më shumë kushte në infrastrukturë.
Këto kushte sipas vendasve, pronare te hoteleve pranë burimeve termale, po i detyrojnë gjithnjë e më shumë qytetarët nga Kosova të zgjedhin llixhat e Elbasanit edhe pse e kanë më larg.
Sipas pronareve te hoteleve, numri i rezervimeve ka rënë në 40% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ndaj duhet me urgjence një investim i madh ne godina dhe vaskat e ujerave termale.
Llixhat janë bërë objekt debati pak kohë më parë kur qytetaret penguan me sukses dhënien me koncension të burimeve termale nga Këshilli i Basenit të ujërave Drin-Bunë me seli në Shkodër.
Top Channel