“AfD”-ja gjermane dhe “Lega Nord” krijuan grupin që do t’i përfaqësojë në Parlamentin Europian.

“Grupi parlamentar do të quhet Aleanca Europiane e Njerëzve dhe e Kombeve (EAPN)”, deklaroi kreu i AfD-së, Jörg Meuthen, pas takimit me të tjerë populistë të djathtë dhe parti radikale të mbledhura në Milano, me ftesë të Matteo Salvinit.

Meuthen, i cili është edhe kandidati kryesor i “AfD”-së për zgjedhjet e Parlamentit Europian, e quajti këtë nismë si “shkëndijën e fillimit për diçka të re”.

“Ne po e zgjerojmë bashkësinë tonë, familjen tonë. Ne punojmë për një ëndërr europiane”, deklaroi ministri i Brendshëm italian.

Këtyre partive, të cilat – siç e përcakton “Deutsche Welle”, – janë unike së pari në unanimitetin e tyre për sa i përket orientimit ksenofob, deri më tani i janë bashkuar vetëm Partia Popullore Daneze dhe ajo “Finlandezët”.

Partitë e djathta, ndërkohë, janë të përfaqësuara veçmas në disa grupe në Parlamentin Europian. Tema kryesore, mbi të cilën grupimi i ri kërkon të ushtrojë presion, është emigracioni.

“Ne duam ta reduktojmë në zero emigracionin ilegal në BE. Në të ardhmen, në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian duhet të hyjnë vetëm ata që kanë marrë përpara lejen tonë”, tha Meuthen.

Salvini, ndërkohë, deklaroi se do të ketë aleatë të tjerë në një veprimtari pasuese më 18 maj, në sheshin e Katedrales, po në Milano. Në bazë të sondazheve, “AfD”-ja në Gjermani, në zgjedhjet për Parlamentin Europian në fund të majit, mund të arrijë të fitojë nga 9 deri në 11 për qind të votave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA