“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e një qytetari i cili kishte marrë një gjobë në biznesin e tij, të cilën nuk kishte mundur ta paguante vullnetarisht.

Por, Zyra Përmbarimore e cila duhet të ekzekutonte shlyerjen e gjobës që tashmë kapte shifrën prej 840 mijë lekësh i ofron mundësinë e apelimit të gjobës, nëpërmjet avokatit i cili është pjesë e kësaj zyre përmbarimi, “Kodra Bailiff Service”.

Qytetari kishte pasur një lokal në Qarkun Berat,në të cilin Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pas një kontrolli i kishte vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh. Pas 3 vitesh, kjo gjobë së bashku me kamatë-vonesat kishte shkuar në vlerën e 840 mijë lekëve. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë kishte lëshuar një urdhër-ekzekutimi të kësaj gjobe në qershor të vitit 2016, për të cilën ishte pajtuar Shoqëria e Përmbarimit “Kodra Bailiff Group”.

Qytetari fillimisht ishte telefonuar nga një person, i cili e kishte thirrur për të zgjidhur problemin e gjobës. Në takim me personin që e kishte telefonuar, vëllai i denoncuesit kishte parë se bëhej fjalë për përmbaruesin dhe një avokat i cili punonte në këtë zyrë përmbarimi. Të cilët i kishin thënë qytetarit se mund ta apelonin vendimin dhe të mos paguante aq shumë lekë. Pas kësaj qytetari u drejtua në emisionin Fiks Fare për ndihmë. Ky i fundit solli me zë dhe figurë pazaret që bëheshin në zyrën e përmbarimit, ku avokati dhe përmbaruesi e orientoni mbi mënyrën si do apelonin vendimin, dhe se qytetari do të dilte i fituar pasi nga 840 mijë lekë do paguante vetëm 150 mijë lekë.

Pas këtyre fakteve gazetarët e Fiksit shkuan në Shoqërinë Përmbarimore Kodra Bailiff Service , ku kërkuan të takojnë përmbaruesin dhe avokatin,por të dy nuk u gjendën në zyrë. Punonjësja pasi foli me përmbaruesin në telefon dhe u tha gazetarëve se ai ndodhej në terren , u kërkoi një numër kontakti që përmbaruesi të mund t’i kontaktonte. Por i vënë në dijeni se gazetarët e Fiksit e kishin kërkuar pas pak minutash përmbaruesi Eduard Miftari telefonoi gazetaren, pasi kjo e fundit i shpjegoi arsyen se përse do ta takonte ai mohoi kategorish të kishte bërë biseda për avokat. “ Ka qene Bledi avokati bashkë me atë djalin E…, por në momentin që është hapur biseda për t’u apeluar gjoba unë jam ngritur nga tavolina” shprehet ai në bisedën telefonike. Ndërkohë që në bisedën e bërë në zyrën përmbarimore është përmbaruesi që ka thirrur avokatin dhe që ia ka sugjeruar personit ankues. Gjithsesi ai në përfundim të telefonatës duke gjetur edhe arsye për mos të takuar gazetaren i pohon se avokati Bledi nuk është më pjesë e zyrës së tij.

Biseda në zyrën e përmbarimit me Eduard Miftari

Punonjësja – Hajde. Si jeni? Ti je E……?
Qytetari-Mirë. Po.
Punonjësja-Ke mjet identifikimi me vete?
Qytetari-Po.
Punonjësja-Tani, ti ke marr një gjobë. Ke pas një lokal apo jo? Nuk e di e ke më apo jo?
Qytetari-Jo.
Punonjësja-Të ka vendosur një vlerë pesë milion. Sepse ti nuk ke marrë miratimin prej organeve të Inspektoriatit për funksionimin. Nuk ke marrë leje, shkresë nuk e di çfarë. Kjo është përmbarimi “Kodra”, domethënë ne jemi pjesa e ekzekutimit të vendimit. E kupton, gjykata ty për këtë gjobë që ka vendosur atë ditë inspektorati, të ka lëshuar një urdhër ekzekutimi. Që thotë që përmbarimi ta ekzekutojë menjëherë, sepse ti ke pasur afat një muaj ta paguash vullnetarisht. Dhe në momentin që gjykata e ka lëshuar, tani mua më vjen pala kreditore, Inspektoriati që ty t’ka ardh atë ditë, mua më vjen këtu më një kërkesë e më thotë, në bazë të këtij urdhri ekzekutimi , bëj ekzekutimin, lidh kontratë me mua. E kupton?
Qytetari-Tani çfarë do bëjmë?
Punonjësja-Kjo parashikon edhe kamat vonesat. Gjithsesi që ne të gjejmë një zgjidhje të mirë të mundshme. Është ajo që të hedhësh në gjyq këtë, me një nga avokatët tanë këtu. Do ngresh në gjykatë, do paguash vetëm pjesën e avokatisë. Do paguash shërbimin që ne do të ofrojmë, që të bësh kundërshtimin domethënë, që ti nuk e pranon. Ne mundohemi të kërkojmë pavlefshmërinë e këtij, që ata ta fshijnë fare si gjobë.
Vjen përmbaruesi i dosjes.
Përmbaruesi-Ça bën, mirë?
Qytetari-Përshëndetje.
Përmbaruesi-Çfarë do na propozosh o zotëri, që të propozojmë ne?
Qytetari-Të fshini gjobën edhe.. Të ishte mundësia të fshihej gjoba.
Përmbaruesi-Ne nuk jemi për të fshirë gjoba sa për informacion njëherë, që ta fillojmë muhabetin tamam, ne jemi për të mbledhur gjobat. Tani problemi e di ku është, se ju i merrni me sportivitet gjërat. Ti ha gjobën, ti e merr me sportivitet, e para punës, edhe nga mënyra si po shprehesh tani, jo fshije, ti se ke marr seriozisht gjobën njëherë e para punës. Sa ka vajtur? Uuu 5 milion gjoba? Ke? Çfarë pasurish ke ndonjë gjë?
Qytetari-Unë vetëm qenin kam.
Përmbaruesi-Ne jemi zotëri vetëm për të mbledh gjobat. Ka hapësira për avokati. Ke takat të paguash avokat?
Qytetari-Po varet se sa…
Përmbaruesi-Jo varet se sa, se lekët e veta do t’i kërkojë avokati. Jep një numër kontakti.
Në zyrë vjen edhe avokati.
Përmbaruesi-O Bledo . Ej për avokati, çfarë mund të bëhet për këtë? Është nga Berati, Kuçova.
Qytetari-Si je?
Avokati-Po, unë di që ai ka të drejtë të apelojë, Siç e kemi, siç kemi fol për atë, siç e kemi fol me vëllain.
Qytetari-Problemi qëndron që nëse bëhet ajo siç ke fol me vëllain, fshihet gjoba? Ka ndonjë garanci?
Avokati-Garanci, çfarë garancie?
Qytetari-Që të hiqet nga sistemi.
Avokati-Po prandaj po themi prandaj e diskutuam se kemi mundësi
Qytetari-Sa mund të zgjas?
Avokati-Ajo është punë avokatie sa mund të zgjas. Ça ke? ( pyet avokati përmbaruesin) .
Përmbaruesi-Po jo mo qenka gjobë e madhe. Nejse po pranuar për këtë që ofrohet flisni për avokatinë, dhe ça të them unë. Kshu s’ke zgjidhje, përmbarimi… s’ka.
Avokati-Jo mo s’ka.
Përmbaruesi-S’ka, s’ke ça zgjidhje t’i japësh asaj.
Avokati-Prandaj i thash dhe vëllait, si doni ta bëjmë? Kemi këtë zgjidhje, që ne me një fjalë , këto lekë që po paguan tashti, të zbutësh atë 8 milion-shin. A kupton? Se nga 8 milion, të shmangësh 6, sa i thonë 6 e ca, s’janë pak për mendimin tim. Megjithatë ju mendojeni vetë si e keni.
Qytetari-Jo , dakord, nuk jam në kundërshtim me këtë, problemi qëndron si do garantohem? Do garantohem unë që kjo do fshihet, ose hajd hajd se po i paguaj ato lekë.
Avokati-Me vendim gjyqësor pra. E vetmja gjë është me vendim gjyqësor. Do shkosh në gjyq, do fitojmë.
Qytetari-Do shkoj unë në gjyq?
Avokati-Jo ti mo vlla do shkoj avokati, ti s’ke punë. Ti vetëm do bësh një deklaratë që do mbrohesh nga filan avokat, edhe s’ke asnjë problem tjetër pastaj. Ti mund të vish vetëm njëherë pastaj në qoftë se na duhesh të vish edhe një herë po s’besoj.
Qytetari-Po si, ndonjë letër ndonjë gjë do marr?
Avokati-Çfarë letre?
Qytetari-Që është fshirë gjoba ose…
Avokati-Po patjetër o vëlla do marrësh, do marrësh vendimin gjyqësor edhe pushimin nga ana e përmbarimit pastaj. Tani nuk e di unë me ça mendje ke ardhur. Puna është t’i kishim dhënë drejtim sa më shpejtë, se dhe në duhet ta dimë ça do bëjmë. Nuk e di s’e mbaj mend tani sa i pata thënë vëllait, më duket se i kam thënë një milion e gjysmë. Nejse tani , tani po e shoh , po e shikoj me vëmendje edhe po të them te 900 mijë lekë është tarifa përmbarimore, që këto janë të detyrueshme që unë të ti marr edhe plus avokatia, te një e gjysmë.
Qytetari-Këto një milion e gjysmë me këste apo …
Avokati-Jo, jo. Në dorë të gjitha,
Qytetari-Se para se të bëhet puna, si mund ti jap unë lekët.
Avokati-Tani ne jemi zyrë, nuk është se do ikim. Jemi sot, ne kemi 10 vjet që rrimë merremi me këtë punë. Merre numrin tim pastaj, merr numrin tim personal, ta kesh.
Qytetari-Puna është kur mund ta lëmë, se unë tani s’kam.
Avokati-Kur do ti mo, më thuaj kur do. Sa më shpejt, aq më mirë është. Mbaro punë, hajde të pres unë këtu, merre numrin tim.
Qytetari-Të marr në telefon më vonë në qoftë se..
Avokati-Ok. Në rregull.
Qytetari-Bledi apo jo?
Avokati-Bledi po. Ok , ti e di.
Qytetari-Mirupafshim.
Telefonatë me përmbaruesin Eduard Miftari
Gazetarja: Eduard , si je?
Përmbaruesi: Ça bën si je?
Gazetarja: Unë erdha pranë zyrave tuaja në fakt, për tju takuar por nuk ju gjeta, më thanë që ishit në terren dhe u detyrova të lë numrin e telefonit.
Përmbaruesi: Jam jashtë Tirane aktualisht por më lajmëruan nga zyra, ndaj ju mora edhe unë.
Gazetarja: Ok. Ne po interesohemi për një çështje
Përmbaruesi: Po
Gazetarja: Për një zotëri me emrin E… A…, i cili ka patur një gjobë nga ISHSH-ja, dhe që duhet ta ekzekutonit ju.
Përmbaruesi: Po
Gazetarja: Do doja në fakt t’ju takoja nga afër, nuk e di kur ju e keni të mundur?
Përmbaruesi: Po, t’ju marr unë për një orë, një orë e gjysmë?
Gazetarja: Ok.
Përmbaruesi: Sa të mbaroj punë dhe do t’ju marr në telefon.
Telefonohet pas 2 orësh sërish përmbaruesi
Gazetarja: Eduard, nuk e di ju jeni në Tiranë tani?
Përmbaruesi: Tani sa jam kthyer por po shkoj çik në shpi unë, kam djalin pa qejf.
Gazetarja: Bëhet fjalë për atë qytetarin, që kishte 8 milionë lekë
Përmbaruesi: Po
Gazetarja: Dhe që ju duhet ta ekzekutonit këtë vendim
Përmbaruesi: Po
Gazetarja: She nuk e di si është proceduar? A është ekzekutuar, apo e keni ju në praktikën tuaj që i ofroni ju një avokat këtij zotërisë për të apeluar çështjen dhe për të mos ja paguar shtetit këto lekë?
Përmbaruesi: Atëherë, duhet të keni një gjë parasysh, jua garantoj me jetë se nga ana ime nuk i është ofruar asnjë lloj avokati, asnjë lloj gjëje. Në qoftë se unë si përmbarues i kam premtuar gjënë më të vogël…dhe ta garantoj me jetë se jam çuar nga tavolina dhe kam thënë zotëri nuk gjej avokat.
Gazetarja: Pra është bërë kjo bisedë me ju, por ju i keni thënë se nuk merremi me avokat.
Përmbaruesi: Dëgjo donte djali për avokat, donte ky zotëria, unë i thash nuk merrem me avokat. Edhe ne zyrë ka qenë edhe E…edhe Bledi
Gazetarja: Po ka qenë dhe Bledi, ka qenë dhe Bledi, dhe Bledi është avokati.
Përmbaruesi: Asnjëri nga këto nuk janë pjesë e zyrës sonë më. Garantoj me jetë se nuk është bërë me mua bisedë një gjë e tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA