Fadromat shkojnë të prishin banesat te Bregu i Lumit, banorët protestojnë
09/04/2019 08:02
Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët për të prishur banesat në Bregun e Lumit.
Ndërkohë banorët kanë dalë në protestë dhe janë të vendosur të mos lejojnë me çdo kusht prekjen e banesave, të cilat janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri.
Deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Jorida Tabaku kanë shkuar në mbështetje të banorëve ashtu si një ditë më parë, siç njofton PD.
Top Channel