Çdokush që ishte ndeshur me buzëqeshjen e Sarah Dubois-Gilbeau, kishte rënë në dashuri me engjëllin e vogël. Sara ishte vetëm pesë vjeçe dhe ishte autike. Një gjendje, që babai i saj Brandon Reynolds, 36 vjeç, nga Neë Mexico, nuk e pranoi kurrë. Ai e vrau më këpucë dhe priti që t’i ndalonte frymëmarrja përpara se të njoftonte ambulancën.
Tragjedia ndodhi kur Sara refuzoi të bënte detyrat e shtëpisë dhe babai i saj u çmend: ai filloi ta godiste me këpucë derisa fëmija nuk lëvizi më. Pastaj e shtriu në dyshemenë e dhomës së ndenjes dhe i vendoste akull në shpinë. E la në atë gjendje për orë të tëra, derisa rrahja e zemrës së saj u bë shumë e dobët. Vetëm atëherë thirri ambulancën: fëmija u dërgua në spital, por mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar atë.
Ndërkohë hetuesit gjetën gjak në mure dhe në qilimin e dhomës së ndenjes ku ishte kryer masakra. Brandon Reynolds tha se thjesht humbi mendjen dhe spanked kur vajza nuk pranoi të bëjë detyrat e shtëpisë. Por kishte shumë më tepër. Nëna e saj kishte shkruan në faqen “GoFundMe”, të krijuar për të mbledhur para për funeralin e fëmijës: -“Brandon gjithmonë ka refuzuar të pranojë që vajza jonë ishte autike. Ai kurrë nuk u përball me autizmin e saj. “
Top Channel