Foto ilustruese

Katër persona janë arrestuar pasditen e sotme në Tiranë të dyshuar për trafik drogash të forta drejt Europës.

Shtetasit që kanë përfunduar në pranga janë: kreu i grupit, Leonard Duka, pjesëtari Elvis Gaçaj, ndaj të cilit është kryer atentat në vitin 2015, si dhe Oltion Logajn dhe Dritan Agajin.

Gjithashtu janë sekuestruar një mjet i blinduar, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Njoftimi

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në D.V.P Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dispononin armë e drogë, arrestoi në flagrancë shtetasit:

L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë;
D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë;
O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë;
E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qera ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundraligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundraligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– Një mjet të blinduar;
– Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;
– 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë.

Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/25 të Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA