Tentuan të kalojnë nga Maqedonia e Veriut pas lajmit të rremë, zmbrapsen emigrantët

08/04/2019 12:32

Emigrantët filluan të mbledhin gjërat e tyre të dielën dhe të lëvizin pas përpjekjes  së  dështuar për të hyrë në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet kufirit, pranë fshatit Eidomeni. Ata ishin grumbulluar  pranë një kampi në Diavata, 10 km në perëndim të Selanikut.

Vetëm disa tenda mbetën në vendin e improvizuar, pasi njerëzit hipën në autobusë për t’u kthyer në kampet e organizuara. Emigrantët braktisën tendat pas  thashethemeve mbi mediet sociale se barrierat në kufi u hoqën dhe se emigrantët mund të lëviznin lirshëm.

Këto raportime dolën të rreme dhe emigrantët u përplasën me policinë greke. Të premten pati një përplasje me gaz lotsjellës, pasi turma e njerëzve ecte drejt kufirit.

Dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani mbeten të bllokuar në Greqi pasi vendet e Ballkanit mbyllën kufijtë e tyre në vitin 2016. Kjo rrugë ishte kalimi kryesor në Evropën veriore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA