Romët i japin ngjyra dhe alegri shoqërisë sonë. Sot është 8 Prilli, dita ndërkombëtare e tyre.

Në qendrën komunitare në Shkozë u ofruan mamografi dhe shërbime dentare si dhe aktivitete për fëmijët.

Romët u vendosën në Shqipëri në shekujt XVIII-XIV. Vetëm në zonën e Shkozëz në Tiranë jetojnë rreth 260 familje nëpër banesat sociale.

“Më parë kemi jetuar në plasmase apo barake. Unë punoj në ndërmarrjen e gjelbërimit. Dy djemtë i kam pa shkollë, vajza vetëm me 3 klasë. Për fëmijët e djemve na ka ndihmuar qendra sociale, që nga vaksinimi e deri tek regjistrimi në kopshte e shkolla”, thotë një grua rome.

Nuk ka rom që nuk di të kërcejë, madje muzika duket se i shoqëron sa vijnë në jetë këta njerëz shtegtarë me origjinë nga India.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA