“Bashkimi Europian nuk është një ëndërr, është një makth”, deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili u zotua të injektojë një energji të re në kontinentin e vjetër.

Salvini ka mbledhur në Milano parti të ekstremit të djathtë nga e gjithë Europa, me shpresën të farkëtojë një aleancë nacionalistësh përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm për Parlamentin Europian.

Në mesin e të pranishmëve kishte përfaqësues nga “AfD”-ja gjermane dhe Partia Popullore Daneze.

“Sot, për shumë qytetarë, për shumë njerëz, Bashkimi Europian është kthyer në makth. Ne po punojmë qa ta rikthejmë fokusin aty ku duhet, te puna, te familja, siguria, mbrojtja e mjedisit, e ardhmja e të rinjve. Këtë po e bëjmë me lëvizje politike alternative, lëvizje të ndryshme nga ato që e kanë qeverisur Europën deri më tani”, tha Matteo Salvini.

Synimet e tij, kreu i “Lega Nord”-it i ka shumë të qarta.

“Objektivi ynë është që të kthehemi më në fund në një forcë për qeverisje dhe ndryshim në Europë, e cila të sjellë gjak të ri, shpresa, ëndrra. Kemi edhe tema të përbashkëta si kontrolli kufitar, apo lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, tha Salvini.

Populistët europianë, ku përfshihet edhe Lega antiemigracion e Salvinit, po shpresojnë që pas votimeve të 26 majit të arrijnë një të ashtuquajtur grupim “sovranist” prej të paktën 70 apo 80 deputetësh në Parlamentin Europian 751-anëtarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA