Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës, rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore Holanda ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë ata që duan të përdorin territorin e saj për të kaluar ilegalisht në britaninë e madhe, të mos e bëjnë këtë, pasi do të kapen dhe do të kthehen mbrapsht, në vendet e origjinës.
Vetë Ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë Mar Harbers ka realizuar një video në të cilën i bën thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në vendet evropiane, pasi tashmë janë marrë masa për ndalimin e tyre.
“Mos e bëni këtë, shansi që ju të arrini në Angli është gjithnjë e më i vogël ndaj mos investoni të gjitha paratë tuaja tek trafikantët e qenieve njerëzore. Këtu do t`ju kapin dhe do t`ju kthejnë mbrapsht me avionin e radhës, sa hap e mbyll sytë’, Mar Harbers, ministër i shtetit për drejtësinë e sigurinë.
Videoja e titruar në gjuhën shqipe, është shpërndarë nga ambasada holandeze në Tiranë.
Gjatë dy viteve të fundit, qindra shqiptarë kanë kërkuar azil në Holandë. Por çështjet e tyre kanë pak gjasa të miratohen pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Shqiptarët janë, gjithashtu, ata që përdorin më shumë Holandën si rrugë kalimi për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel