Holanda ka paralajmëruar të gjithë ata që duan të përdorin territorin e saj për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe, të mos e bëjnë këtë, pasi do të kapen dhe do të kthehen mbrapsht, në vendet e origjinës.

Përmes një videoje të publikuar nga amabasada holandeze ministri për migracionin Mark Harbers u ka kërkuar emigrantevë që të mos tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Mos e bëni këtë, shansi ju të arrini në Angli është gjithnjë e më i vogël ndaj mos investoni të gjitha paratë tuaja tek trafikantët e qenieve njerëzore. Këtu do t’ju kapin dhe do t’ju kthejnë mbrapsht me avionin e radhes, sa hap e mbyll sytë”- tha Harbers.

Por vetëm 24 orë pas publikimit të kësaj videoje gjatë një vizitë zyrtare në Tiranë Ministri holandez gjatë deklaratës me zv. ministren e Brendshme Rovena Voda tha se gjatë 2018-ës janë refuzuar të gjitha kërkesat për azil të bëra nga shtetasit shqiptarë, pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.

“Nuk ka shans që qytetarët shqiptarë të marrin azil në Holandë. Shqipëria për ne është një vend i sigurtë. Numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në krahasim me vitin e kaluar është rritur. Atyre që kërkojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e madhe do t’u ndalohet hyrja në zonën Shengen për 2 vjet. Rrugët e paligjshme drejt Britanisë janë të rrezikshme”

Ministri holandez për migracionin tha se nuk do të ketë rikthim të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA