Policia italiane në bashkëpunim me atë londineze ka çmontuar dy organizata kriminale shqiptare, të lidhura me njëra-tjetrën. Njëra prej organizatave merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Romës, ndërsa tjetra me dërgimin e klandestinëve drejt Britanisë së Madhe.

Në total kanë nisur hetimet për 18 persona, ku 11 prej tyre janë në burg, 2 në arrest shtëpie dhe 5 i janë nënshtruar masës ‘detyrim paraqitje’.

Bashkëpunimi me policinë angleze

Të 18 të dyshuarit janë përgjegjës, në mënyra të ndryshme, për krimet e organizatave kriminale që synojnë lehtësimin e imigracionit të paligjshëm, trafikun ndërkombëtar të drogës, dhe armëmbajtjes pa leje. Falë edhe bashkëpunimit të policisë angleze, ishte e mundur të zbulohej teza hetimore e policisë italiane, e cila identifikoi një grua shqiptare që mbërriti në aeroportin e Londrës, me një kartë identiteti false. Gruaja ishte prezantuar si shtetase italiane dhe gjatë udhëtimit drejt Londrës, shoqërohej nga një anëtar i bandës.

Baza e organizatës kriminale ndodhej në Itali

Baza e organizatës ishte në Itali, midis komunave të Guidonia-s dhe Fonte Nuova-s, të menaxhuara nga shqiptarët të cilët – duke përfituar nga njohuritë e bashkatdhetarëve që kishin jetuar në Itali për vite me radhë, qarkullonin  në të gjithë krahinën duke kontaktuar me persona të ndryshëm për të lidhur marrëveshje në lidhje me furnizimin e drogës.

Droga arriti në Puglia dhe pastaj u transportua në Romë me makinë. Hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e blerësve të ndryshëm. Në tërësi, u konfiskuan mbi 150 kilogram marijuanë dhe dhjetëra doza të kokainë dhe heroinë. Këtë mëngjes karabinierët gjetën 4 kilogram marijuanë në shtëpinë e një prej të arrestuarve. Ai e kishte futur drogën në valixhen e vendosur pranë dritares së banesës. Në bagazhin e makinës, nga ana tjetër, kishte katër 100 gram hashash.

Ura për të mbërritur në Angli ilegalisht

Gjatë hetimit, megjithatë, ekzistonte edhe një organizatë  tjetër e lidhur me të parën, e formuar nga disa shqiptarë dhe një banor italian në provincën e Napolit. Organizata  dërgonte shqiptarë në Itali pa dokumente, të cilët pasi qëndronin aty për disa ditë, dërgoheshin në Angli me dokumente në emër të qytetarëve italianë. Në Angli, organizata u përfshi gjithashtu në gjetjen e strehimit për emigrantët ilegalë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA