Një zjarr i përmasave gjigante ka përfshirë një bllok apartamentesh në “zemër” të Parisit mbrëmjen e djeshme. Zjarri i beftë shpërtheu në një banesë në skajin verior të qytetit dhe më pas përfshiu rreth 27 apartamente.

Zëdhënësi i zjarrfikësve lokalë, Gabriel Plus tha se nuk ka viktima nga zjarri i së shtunës, ndërsa dhjetëra zjarrfikës ndërhynë me shpejtësi për t’i vendosur flakët nën kontroll.

“Ishte një shpërthim i madh. Ne ndjemë ndërtesën të dridhej, dhe menjëherë pamë flakët gjigante”, tha Mamadou, një qiramarrës i ndërtesës në bulevardin MacDonald.

Ky i fundit ka ikur menjëherë nga shtëpia e tij si dhjetëra fqinjë, familje të tëra, të frikësuara nga zjarri. “Të gjithë ikëm. Vetëm këtë mund të bënim”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA