Suedia në alarm, nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu premtoi se po të rizgjidhet në post, do të aneksojë të gjithë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.
Izraelitët i drejtohen qendrave të votimit të martën dhe shefi i ekzekutivit po konkurron për vota me partitë e ekstremit të djathtë, që mbështesin idenë e aneksimit të një pjese të Bregut Perëndimor.
Vendbanimet atje janë të paligjshme, sipas ligjit ndërkombëtar, edhe pse Izraeli këtë nuk e pranon. Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara i njohën lartësitë Golan, të marra nga Siria në vitin 1967, si territor i Izraelit, çka ngjalli reagimin e menjëhershëm të Ligës Arabe, por edhe vetë OKB-së.
Janë rreth 400,000 hebrenj të vendosur në vendbanimet e Bregut Perëndimor dhe 200,000 të tjerë jetojnë në Jerusalemin Lindor. Në Bregun Perëndimor ndërkohë jetojnë gati 2.5 milionë palestinezë.
Këta të fundit duan të krijojnë shtetin e tyre të pavarur në këtë territor të pushtuar, në Jeruzalemin lindor dhe Rripin e Gazës, e prania e vendbanimeve hebreje sipas tyre, e bën të pamundur realizimin e një dëshire të tillë.
Izraeli nga ana tjetër thotë se palestinezët po e përdorin çështjen e vendbanimeve si pretekst për të shmangur bisedimet e paqes. Komentet e Netaniahut konsiderohen si potencialisht shpërthyese përsa i takon një çështjeje, e cila është kthyer prej vitesh në pengesë për procesin e paqes.
Top Channel