“Interesi strategjik për Ballkanin Perëndimor ka rënë”,- thotë Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Roth ishte e pjesë e delegacionit që shoqëroi presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij nga 4-5 Prill në Bullgari.

Duke cituar pikërisht Steinmeier, që e ka përmendur aty disa herë angazhimin e Bullgarisë për Ballkanin Perëndimor, DW kërkoi të dinte nëse afrimi i rajonit me BE-në e ka dinamikën e vetë si temë.

“Kam përshtypjen, si edhe më parë, se interesi strategjik i BE dhe shumë vendeve anëtare për Ballkanin Perëndimor ka rënë”, u përgjigj Roth.

“Kjo është problematike dhe më shqetëson, sepse ne si BE mund të jetojmë të sigurt dhe në stabilitet, vetëm nëse mund të bëjmë më shumë për stabilitetin dhe pajtimin rajonal në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ai.

Ajo që mund të bëhet në këtë drejtim, sipas zyrtarit të lartë është të rritet prezenca e BE-së, që të bëhet e qartë, “se ne nuk i harrojmë njerëzit në

Ballkanin Perëndimor, edhe sepse procesi i transformimit, rruga në BE është kaq e mundimshme, me kaq vështirësi për njerëzit atje”.

“Këtë ne po e përjetojmë tani tek të rinjtë, që duan të largohen e që vijnë në Gjermani, sepse nuk shohin më perspektivë në vendin e tyre”, vazhdoi ai. Roth tha më tej se Ballkani Perëndimor duhet gëzojë prioritet për të gjitha presidencat e radhës, por ndërkohë ka një lloj bllokimi nga tema të tjera siç

është Brexit, që po kushton shumë energji dhe kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA