Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi kreu një vizitë zyrtare në Iran, veprim që tregoi sërish për ndikimin e fortë të Teheranit në Bagdad, pavarësisht nga presioni i SHBA-ve.
Gjatë vizitës, udhëheqësi i lartë i Iranit Ayatollah Ali Khamenei i kërkoi zyrtarisht Irakut që të largojë sa më shpejt të jetë e mundur trupat amerikane nga vendi.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara konkurrojnë prej kohësh për ndikim në Irak, që nga pushtimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në 2003-shin, që rrëzoi diktatorin Saddam Hussein, një armik i të dy vendeve.
Shumë nga udhëheqësit e Irakut, nga shumica e saj shiite, kanë lidhje të ngushta me Iranin, fuqinë kryesore shiite në Lindjen e Mesme. Gjatë katër viteve të fundit, Irani dhe Shtetet e Bashkuara ndihmuan Irakun të mposhtte luftëtarët e Shtetit Islamik që kapën një të tretën e Irakut në vitin 2014.
“Ju duhet të siguroheni që amerikanët të tërheqin trupat e tyre nga Iraku sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse dëbimi i tyre është bërë i vështirë sa herë që ata kanë pasur një prani të gjatë ushtarake në një vend”, citohet Khamenei nga media shtetërore.
“Trupa qeveritare, parlamenti dhe aktivistët e tanishëm politik në vend janë të padëshirueshëm për amerikanët … dhe ata po komplotojnë për largimin e tyre nga politika e Irakut”, tha Khamenei.
Top Channel